Volejboll, lista grumbulluese e Kosovës U17 për kualifikueset e Evropianit NULL NULL 02.04.2023 14:28 02.04.2023 14:28 Kombëtarja U17 e Kosovës ka vazhduar me grumbullimet si përgatitje për kualifikueset e Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë, derisa këtë fundjavë përgatitjet u mbajtën në Gjilan. Ekipi i trajnerëve ka përcjellur me vëmendje të gjitha përgatitjet dhe ka vendosur për listën përfundimtare të grumbullimit për ekipin që do ta përfaqësojë Kosovën në raundin e dytë kualifikues të Kampionatit Evropian. Kujtojmë se Kosova U17 është pjesë e Grupit E të kësaj faze kualifikuese, së bashku me Ukrainën, Belgjikën dhe Estoninë. Federata e Volejbollit të Kosovës do të jetë organizatore e kësaj faze kualifikuese të Evropianit mes datave 21-23 prill, derisa të gjitha ndeshjet zhvillohen në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë. Gjeni më poshtë listën e plotë të 14 volejbollisteve të grumbulluara për këtë fazë kualifikuese.