14:26, 15 Prill 2019

Vokalisti i bendit 1975, Matty Healy, ka provokuar mbi detajet e albumit të ri të këtij bendi, “Notes On A Conditional Form”.

Ata më parë kishin bërë të ditur se albumi i tyre i katërt do të ketë më shumë ndikim nga artistë britanikë si The Streets dhe Burial.

Ndërkaq tash, në një intervistë të re, Healy ka elaboruar që albumi do jetë “disi” i stilit emo.

“Supozoj se do ta quaja veten një njeri aktiv emo”, ka thënë Healy.

“Mendoj që kur bendet arrijnë në një stad në të cilin jemi ne, duan që të kalojnë në një band masiv roku përderisa ne duam që të bëhemi një bend i vogël emo, nëse më kuptoni se çfarë po them”, ka vijuar ai.

Konkurs Pune

Lexo më shumë