0:13, 17 Nëntor 2019

Mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda, ka kërkuar nga tifozët kosovarë që si kurrë më parë të krijojnë atmosferë gjatë ndeshjes Kosovë-Angli.

Kanë mbetur më pak se 24 orë para se të zhvillohet përballja midis “Dardanëve” dhe “Tre Luanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

“Nesër sërish kismet, veç nesër le t’iu tregojmë atyre çka është atmosfera në stadiumin Fadil Vokrri”, ka shkruar Vojvoda në një fotografi që po qarkullon nëpër rrjetet sociale.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë