Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka folur pas barazimit 1:1 ndaj Austrisë, duke thënë se janë të dëshpëruar që nuk arritën ta ruanin epërsinë deri në fund.
Vojvoda theksoi se patën mundësi për ta dyfishuar epërsinë, por sipas tij, fati nuk ishte në anën e tyre.
“Jemi të dëshpëruar. Ishte një lojë mjaft e vështirë. E patëm rastin ta bënim 2:0, por nuk deshi fati. Besoj se sot fati nuk ishte me ne”, u shpreh Vojvoda.
Vojvoda beson se paraqitja ndaj Austrisë dhe pika e marrë mund t’i japin Kosovës më shumë vetëbesim në ndeshjet e ardhshme.
“Ka për të na bërë më të fortë. Besoj se të bën më të fortë kur merr pikë kundër ekipeve dhe kombëtareve që janë të klasifikuara goxha lart. Të jep vetëbesim, ta bën grupin më të fortë dhe të bën më të fortë si ekip”, deklaroi ai./Klankosova.tv