Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda pas humbjes nga Austria tha se Kosova i lejoi shumë hapësira për kundërsulme kundërshtarit.
Vojvoda theksoi se Kosova kishte një rast të mirë shënimi që mund të ndryshonte rrjedhën e takimit po të shfrytëzohej mundësia.
Ai tha se kjo humbje duhet të harrohet dhe të mendohet për fitoren në ndeshjen e radhës.
"Besoj që plani nuk ishte i keq, ka munguar pak energji sepse luajtëm para tre ditëve, gabuam ku nuk duhet. Patëm edhe një rast kryesor para se të pranonim dy golat, ajo mund të ishte çelësi i lojës, pritshmëritë i kemi pasur shumë të mëdha, ka munguar pak freski dhe aty ishte problemi. Kur i pranon tre gola nuk mund të thuash se je i kënaqur, jo vetëm mbrojtja por krejt ekipi, i kemi lënë Austrisë hapësirë për kundërsulme. Duhet të harrohet kjo humbje dhe duhet të shkojmë për fitore ndaj Izraelit dhe ka shumë rëndësi çdo lojë dhe presim vendin e parë në këtë grup", tha Vojvoda.