Vodka meksikane me shqiponjë dykrenare NULL NULL 25/05/2015 25/05/2015 Një kompani e prodhimit të vodkës ka përdorur simbolin e shqiponjës dykrenare në shishe për ta shitur produktin. Pija me emrin “Kozlov Vidja” në Meksikë është tejet masive në këtë shtet, transmeton Albeu. Kjo lloj pije gjendet në shije nga më të ndryshmet, si në mollë, limon, mandarinë apo pjepër. Nuk dihet saktësisht se përse kjo vodkë mban si stampë simbolin e flamurit tonë kombëtar dhe nëse ka ndonjë lidhje të mundshme me kombin tonë. Përpara disa kohësh, edhe një lloj vere në Francë kishte për stampë simbolin e shqiponjës sonë dykrenare. / klankosova.tv
Lajme Në kërkim për trafik droge me Habilajt, arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut 33 minuta më parë