Vodhi rreth 10 mijë euro, arrestohet pas dy vjetëve 42-vjeçari në Tiranë NULL NULL 20.06.2025 17:33 20.06.2025 17:33 Foto nga Policia e Shqipërisë Policia e Shqipërisë ka arritur të arrestojë një 42-vjeçar të cilësuar si person i rrezikshmërisë së lartë, i cili dyshohet se ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në një studio ligjore në bulevardin “Gjergj Fishta”, dy vjet më parë. Ndaj E.L., Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim, transmeton Klankosova.tv. “42-vjeçari akuzohet se bashkë me bashkëshortët A. Rr dhe E. Rr., në vitin 2023, ka vjedhur rreth 10 000 euro në një studio ligjore, në bulevardin “Gjergj Fishta”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shteti pagoi gjysmë milioni euro në 5 muaj për persona që u burgosën e arrestuan pa faj 14 minuta më parë
Lajme Trump: Vështirë t’i kërkohet Izraelit që t’i ndalë sulmet në Iran – Evropa s’mund të ndihmojë në këtë situatë 27 minuta më parë
Lajme Çka deklaruan ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë e Britanisë në takimin me homologun e tyre iranian? 28 minuta më parë