Vodhi mjete të punës në një objekt në Gjilan, arrestohet 39 vjeçari (FOTO) NULL NULL 23.06.2025 18:20 23.06.2025 18:20 Një person është arrestuar nga policia në Gjilan. A.Sh, rreth moshës 39 vjeçare, dyshohet se gjatë së dielës kishte kryer vjedhje të rëndë në një objekt ndërtimi në rrugën “Marie Shllaku”. “Duke depërtuar me forcë ka arritur që të vjedhë disa mjete të ndryshme pune. Mjetet e vjedhura nga i dyshuari janë konfiskuar dhe kthyer pronarit legjitim. Ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 7 orë më parë