Vodhën xhevahir në vlerë 113 milionë euro në Dersden, hajdutët mund të dënohen deri në 6 vjet burgim - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vodhën xhevahir në vlerë 113 milionë euro në Dersden, hajdutët mund të dënohen deri në 6 vjet burgim

NULL NULL
16.05.2023 12:55
Xhevahiret ne Dersden

Pesë persona janë shpallur fajtorë për një grabitje bizhuterish në qytetin gjerman të Dersendit.

Hajdutët vodhën sende të çmuara nga muzeu shtetëror i qytetit në vitin 2019, ku vlera e bizhuterive është 113 milionë euro.

Sipas policisë gjermane, shumë nga bizhuteritë, duke përfshirë një shpatë të veshur me diamante janë gjetur, por pjesa e mbetur, sipas tyre, mund të mos gjendet kurrë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Grupi kriminal mund të përballen me dënime prej katër deri në gjashtë vjet, teksa grabitja ishte e planifikuar në përpikëri.

E gjithë banda që mori pjesë në grabitje, raportohet se e ka vizituar muzeun disa herë para hyrjes përfundimtare për grabitje.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.