Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

VMRO-DPMNE tubim popullor me 18 maj në Shkup

NULL NULL
14.05.2015 17:47
VMRO-DPMNE së bashku me popullin maqedonas, me të gjithë qytetarët, me shqiptarët, turqit, vllehët, romët, serbët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët do të dalë në tubim të madh popullor për mbështetje të një Maqedoni stabile dhe të fuqishme. Tubimi do të mbahet më 18 maj në roën 20 në Shkup. Ky tubim do të jetë i qetë, i dinjitetshëm dhe fryt i maturisë të secilit qytetar.

Këtë sot e theksoi në konferencën për shtyp, në Qendrën  për komunikime të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov, anëtar i KZ të VMRO-DPMNE-së.

Potencoi se “qytetarët e Maqedonisë do të dalin në rrugët e Shkupit që të dëshmojnë se luftojnë për respktimin e së drejtës së votës, për respektimin e vullnetit zgjedhor, për hapjen e vendeve të reja të punës, qytetarët e Maqedonisë do të tregojnë se luftojnë për fabrikat e reja dhe autostradat”.

Todorov theksoi se “qytetarët e Maqedonisë do të dalin për t’u dhënë mbështetjeforcave të sigurimit, për ruajtjen e prioritteve shtetërore, për bujqit, të rinjtë, pensionistët, opunëtorët…, do të japin mbështetje për Maqedoninë e fuqishme”./Tetovasot.com

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.