I vë zjarrin banesës së hallës, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë NULL NULL 09.07.2025 14:36 09.07.2025 14:36 Një 24-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin qëllimisht banesës së hallës së tij. Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik, rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, njofton policia e shtetit në Facebook. Sipas Policisë, pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Vlorës nisën menjëherë hetimet dhe nga pamjet filmike të siguruara në vendngjarje, u bë e mundur identifikimi dhe kapja në flagrancë e autorit të dyshuar, shtetasit E. K., banues në Vlorë. Ai akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, transmeton Klankosova.tv. Zjarri, që dyshohet të jetë shkaktuar për motive të dobëta, ka shkaktuar vetëm dëme materiale, falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve. Materialet e rastit janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda thotë se Sveçla duhej të kishte më shumë ndjeshmëri lidhur me rastin e Agon Zejnullahut 18 sekonda më parë
Kosova Kosova sërish në fokus, zyrtari i lartë i Administratës Trump vjen edhe në Prishtinë 2 minuta më parë