8:49, 10 Tetor 2019

Vetura e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli është përshirë nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur  rreth orës 04:26 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë pranë zyrave të punës.

Automjeti tip Range Rover e cila përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë ka qenë e parkuar pranë pallatiti ku kryebashkiaku banon.

Si pasojë e djegjes së automjetit Range Rover është djegur edhe një automjet tip Ford që ishte parkuar në afërsi . Automjeti tip Ford është e shtetasit me iniciale B.A.

Nga flakët, të dy automjetet janë dëmtuar plotësisht, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Konkurs Pune

Lexo më shumë