Vlorë, asgjësohen mbi 2200 rrënjë kanabis - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vlorë, asgjësohen mbi 2200 rrënjë kanabis

NULL NULL
08/08/2015
Policia e Vlorës ka asgjësuar në orët e fundit mbi 2200 rrënjë kanabis të mbjella në zona të thella të qarkut.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se bimët narkotike ishin mbjellë në fshatrat Lapardha dhe

Romës. Ato u gjetën të mbjella në 20 parcela, saktësojnë burimet, të cilat shtojnë se po punohet për identifikimin e kultivuesve.

Pas çrrënjosjes së kanabisit një vit më parë në fshatin Lazarat, kultivuesit i kanë kthyer sytë në zona të tjera të vendit, kryesisht në Tepelenë.

Ndërsa si praktikë, sipas drejtuesve të Policisë së Shtetit, ata kanë zgjedhur parcela më të vogla në toka të thella dhe pa pronar, njofton Top Channel.