Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë NULL NULL 01.12.2024 22:33 01.12.2024 22:33 Pamjet: A2 CNN Një 41-vjeçar është therur disa herë me thikë në Vlorë, ndërsa ndodhet në spital me gjendje të rënduar shëndetësore. Policia shqiptare ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:27, në lagjen “15 tetori”, ndërsa dyshohet se një 51-vjeçar ka kryer krimin për motive të dobëta, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv. “Rreth orës 20:27, në lagjen ‘15 tetori’, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. R., 51 vjeç, person me precedent penal, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen ‘24 Maji’, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim. Viktima Xh. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Limaj në Lluzhan: Rruga Prishtinë - Podujevë është dëshmia më e mirë e keqqeverisjes 16 minuta më parë
Lajme Izraeli konfirmon identitetet e 95 të burgosurve palestinezë që priten të lirohen 21 minuta më parë