Vlora Çitaku: Arti dhe sporti po i sjellin shpresë shtetit tonë të ri NULL NULL 12.02.2017 21:40 12.02.2017 21:40 Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku është shprehur e lumtur se filmi kosovar “Home” ka fituar çmimin si filmi më i mirë i shkurtër në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA për vitin 2017. “Shumë krenare për artistët e rinj të talentuar. Punë e mirë, Shpat Deda. Arti dhe sportet po i sjellin gëzime dhe shpresë shtetit tonë të ri. Këta janë ambasadorët më të mirë që mund të kishim kërkuar. Shumë krenare”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook, njofton Klan Kosova. Filmi kosovaro-anglez “Home” ka triumfuar duke lënë pas filmat Consumed, Mouth of Hell, Standby dhe The Party. Ky film është prodhim mes Kosovës e Anglisë, me regji nga Daniel Mulloy, e ku një pjesë e mirë e ekipit filmik përbëhet nga emra shqiptarë si aktorja Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers etj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025