Vllahiu: Nuk mundesh me një kandidat si Bahtiri me pritë që sondazhet me qenë në favorin tënd NULL NULL 17.10.2021 23:58 17.10.2021 23:58 Opinionisti Arbër Vllahiu ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka cilësinë siç e ka shumësinë, dhe i ka kritikuar pritshmëritë e tyre nga sondazhet dhe Exit Poll-et e zgjedhjeve lokale kur garojnë me kandidatë si Agim Bahtiri në Mitrovicë. “Thjesht kemi ardhur në përfundim që Lëvizja Vetëvendosje ka shumësinë por jo edhe cilësinë”, ka thënë Vllahiu në Edicionin Special të Klan Kosovës. “Në këtë rast duke qenë e shtrime sikur dikur partitë tjera që kanë qenë dhe ato lëvizje të caktume nuk do të thotë që ka mujtë me nxjerrë brumin më të mirë për të garu dhe është e pakuptimtë që sot për shembull të akuzohen Exit Poll-et dhe sondazhet për çështjet që kanë të bëjnë me elemente të brendshme të partive politike”. Sipas tij, nuk mundet partia më e madhe në vend, Lëvizja Vetëvendosje, të presë që me një kandidat si Bahtiri të dalë mirë në sondazhe. “Sikur të ishte në anën tjetër dhe të ishte rezultati më i mirë edhe në sondazhe edhe në exit polle nuk besoj se do të ishte ky reagim; besoj se do të kishim një reagim krejt tjetër”. “Nuk mundesh me një kandidat si Agim Bahtiri në Mitrovicë me pritë që sondazhet dhe Exit Poll-et me qenë në favor tanin”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.