“Vlerën e bashkimit në Lidhjen e Lezhës e ka treguar historia” - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Vlerën e bashkimit në Lidhjen e Lezhës e ka treguar historia”

NULL NULL
02/03/2017

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përkujtuar Lidhjen e Lezhës, me një fotografi të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, njofton Klan Kosova.

Por, përkujtimin e 2 marsit të vitit të largët 1444, Rama e ka lidhur me zhvillimet e tanishme – ndonëse pa përmendur në mënyrë direkte asgjë e askënd.

“Kjo gravurë, nxjerrë prej një botimi të moçëm hagjiografik mbi Skënderbeun, e paraqet heroin kombëtar të shqiptarëve me shëmbëlltyrën e një princi te të 40-tat, atë mot, 1444, 2 marsi i të cilit, falë Lidhjes së Lezhës, u bë pararendësi i paqtimit, solidaritetit dhe shtetformimit mes shqiptarëve”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

“Gjykatorja e historisë e ka thënë tashmë fjalën e saj mbi vlerën e një të tillë përbashkimi për shpëtimin e të drejtave të shqiptarëve, sikundër sot, historia e gjykatoreve të njollosura dëfton urgjencën për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve”.

klankosova.tv