Lajmet e fundit

Aktorja Gresa Gashi ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e organizuar nga iniciativa “Liria ka Emër”, e cila do të mbahet më 1 tetor në Prishtinë.
Përmes një mesazhi publik, Gashi ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës, transmeton Klankosova.tv.
“Unë jam Gresa, një çikë që ëndrrat e saj ka vendosur me i realizu në Kosovë. Jam rritë me frymën e UÇK-së, si vlera më e rëndësishme e historisë sonë”, ka deklaruar ajo.
Gashi ka bërë të ditur se do të jetë e pranishme në protestë dhe ka ftuar qytetarët që së bashku të përcjellin mesazhin “Jo në emrin tim”.
Protesta është paralajmëruar të mbahet më 1 tetor, në ora 16:00, në Prishtinë.
“Ju pres më 1 tetor, në orën 16:00 në Prishtinë”, ka thënë aktorja.