Vlera e ekipit të Kosovës është 92 milionë euro, e Andorrës veç 2 - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vlera e ekipit të Kosovës është 92 milionë euro, e Andorrës veç 2

NULL NULL
27.03.2023 18:45
Endriti, Kosova - Andorra

Pas barazimit në Izrael, Kosova u kthye në vendin e saj, ku tashmë janë duke e kryer edhe stërvitjen e fundit për ndeshjen e dytë kualifikuese për EURO 2024.

Kosova, kundërshtare do ta ketë Andorrën, ndërsa para pak minutash ka përfunduar konferenca për shtypë, ku për media u prononcuan selektori Alain Giresse dhe sulmuesi Vedat Muriqi.

Giresse tha se në fushë futen vetëm për fitore, duke mos e nënvlerësuar kundërshtarin, teksa të njëjtën e tha edhe sulmuesi nga Prizreni, i cili potencoi se fitorja është i vetmi opsion.

Kosova në ranglistën e FIFA-s është në pozitën e 107-të, ndërsa Andorra gjendet në pozitën e 153-të, e përveç kësaj, ekipi i Kosovës ka një vlerë prej 92 milionë euro, ndërsa Andorra vetëm 2 milionë.

Kujtojmë se ndeshja Kosovë – Andorrë do të nisë nga ora 20:45 dhe do të transmetohet LIVEKLAN KOSOVA.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

I riu nga Kosova vdes duke e shpëtuar një fëmijë në Amerikë