Nëna e vërtetë e Vladimir Putinit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nëna e vërtetë e Vladimir Putinit

NULL NULL
07/05/2015
“Nëna ime ishte një njeri kaq zemërmirë”, shkruan Vladimir Putin.

Kështu shkruante presidenti rus, Vladimir Putin, në një artikull ku flet për historinë e prindërve të tij dhe vuajtjet gjatë Luftës së Dytë Botërore.

I pushtuar nga pasioni, ai tregon se si është rritur dhe ka mësuar shumë prej tyre.

Por në ditën kur ky tekst u publikua në mediat gjermane, gazeta e njohur Zeit publikon një artikull që hedh dyshime mbi deklaratat e presidentit rus.

Në shkrim thuhet se Putin ka manipuluar me të kaluarën e tij.

Në të vërtetë ai është fëmijë jashtëmartesor i një ruseje, që i ka kaluar vitet e para të fëmijërisë në Gjeorgji.

Kur mamaja e tij u martua sërish, 8- vjeçari u dha tek një familje që të përkudjesej për të – pikërisht tek ata që Putin i quan prindërit e tij, Vladimir Spiridonovic dhe Maria Ivanovna Putin.

Të dy vdiqën përpara se ai të bëhej president, pa e përjetuar ngritjen e tij në politikë.

Po kush është nëna e tij e vërtetë?

Ajo quhet Vera Putina dhe jeton në Metochi, në Gjeorgji.

https://www.youtube.com/watch?v=cc6c53dJMUA

Aktualisht është 88- vjeç.

“Jam e bindur se Vova është biri im”, thotë ajo.

Vova është një shkurtim i emrit Vladimir.

E vetmja gjë që ka prej Putinit, është një foto kur ai ishte 7 vjeç.

Ekspertët britanikë, që e kanë shqyrtuar rastin, janë të bindur se ai është shefi i Kremlinit.