Vladimir Klitschko: Mund t’i kthehem boksit pasi të përfundojë lufta në Ukrainë NULL NULL 2 months më parë 2 months më parë Vladimir Klitschko e ka paralajmëruar rikthimin e tij në boks. Kitschko këtë e bëri gjatë një interviste për gazetën gjermane Bild. Ai tha se do ta bëjë këtë sapo të përfundojë lufta në Ukrainë. “Mësova gjithashtu se pavarësisht luftës, nuk duhet ta harrosh jetën. Sporti është pjesë e jetës sime. Jam shumë i kënaqur që Tyson Fury fitoi. Kush e di, nuk dua të premtoj asgjë të madhe këtu, por nëse jam në formë të mirë dhe mbi të gjitha, nëse lufta në Ukrainë do të marrë fund së shpejti dhe se kufijtë tanë nuk do të rrezikohen nga Rusia, ndoshta do t’i rikthehem boksit”. Ukrainasi ishte kampion i botës për 11 vjet. Ish-boksieri i dha fund karrierës të tij para pesë vjetësh kur u mposht nga Anthony Joshua. Ai e mbylli karrierën e tij me 69 ndeshje në boksin profesionist, ku kishte 64 fitore dhe 5 humbje. 53 fitore Klitschko i arriti me Knockout.
Video Lajme Lajçak thotë se vendimet e Kurtit e befasuan dhe ia prishën planet - 30.06.2022 - Klan Kosova 30.06.2022 20: 14