Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vjosa Osmanit do t’i ndahet çmimi “Gjergj Kastrioti” nga arbëreshët e Italisë

NULL NULL
10.04.2023 19:40
Vjosa Osmani
Vjosa Osmani

Me ftesë të komunitetit arbëresh, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Kalabri të Italisë.

Asaj, do t’i ndahet çmimi “Gjergj Kastrioti”, në një ceremoni të veçantë e cila organizohet në komunën e Frasnitës.

“Gjatë qëndrimit në Kalabri, Presidentja Osmani do të ketë takime të ndara me kryetarin e Rajonit të Kalabrisë, në Katanzaro, me kryetaren e Provincës së Kozencës, si dhe me kryetarët e komunave arbëreshë të këtij rajoni, me të cilët do të diskutojë mbi mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit të vendit tonë me komunat arbëreshe të këtij rajonit”, njofton Zyra e Presidentes përcjell Klankosova.tv

E para e shtetit të Kosovës do ta ketë edhe një bashkëbisedim me studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit të Kalabrisë.

“Në të gjitha këto takime, Presidentja do ta shtrojë mundësinë e bashkëpunimit të Kosovës me komunat e Kalabrisë, në të cilat jetojnë arbëreshët, si dhe mundësitë që institucionet e Kosovës t’i ndihmojë ata për ruajtjen e identitetit gjuhësor e kulturor. Mbledhja e traditës gojore arbëreshe, si dhe regjistrimi i pasurisë gjuhësore, si pjesë e ruajtjes së identitetit të tyre, do të jenë në qendër të vëmendjes së vizitës së Presidentes Osmani”, thuhet në njoftim përcjell Klankosova.tv

Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në aktivitete të shumta të cilat e kanë në fokus traditën, ritet e kulturën arbëreshe/ Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.