Vjosa Osmani: Vetëvendosje duhet ta dijë, s’mund të gjejë partner më serioz se LDK-në NULL NULL 06.12.2019 22:30 06.12.2019 22:30 Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani, ka pohuar se dikush nga jashtë partisë, është duke investuar që mos të arrihet koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje. Osmani ka kërkuar nga aktivistët e LDK-së dhe VV-së, që mos të bien pre e provokimeve, për shkak se siç ka thënë ajo ”kjo gjë i konvenon vetëm të korruptuarve dhe kriminelëve në këtë vend”, njofton Klan Kosova. ”Kam një porosi për të gjithë aktivistët e LDK-së dhe VV-së, që mos të bien pre provokimeve nga jashtë, me qëllim që të dështojë një koalicion mes këtyre dy partive”. ”Ne e dimë që kujt nuk i konvenon një koalicion i tillë. Me sulmet ndaj njëra-tjetrës, po i bëjnë nder të korruptuarve dhe kriminelëve në këtë vend”. Ajo në Blic Interview ka treguar se edhe liderit të Vetëvendosjes ia kanë qartësuar se pozita e kryeministrit i takon atij, njofton Klan Kosova. ”Vetëvendosje duhet ta dinë, që nuk mund të gjej partnerë më serioz se LDK. Ne ia kemi bërë të qartë zotërit Albin Kurti, se ai do të jetë kryeministër edhe i LDK-së edhe i ministrave tanë”. ”Disa prej tyre po dalin nëpër televizione dhe po bien pre e provokimeve që vijnë nga jashtë”, është shprehur Osmani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë