Vjosa Osmani: Vendi i parë që do ta vizitojë do të jetë SHBA-ja NULL NULL 12.09.2019 12:10 12.09.2019 12:10 Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani duke folur për politikën e jashtme ka deklaruar se vendi i parë që do ta vizitojë do të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Në politikën e jashtme do të synojë ta mbajë afër opozitën, sepse secila parti e dinë që unë jam e pakompromis për interesat e shtetit. T`i ndërtojmë qëndrimet bashkë me ta, që t`i rritet roli parlamentit në këtë drejtim”. Osmani në debatin “Talk the Talk” ku ka shpalosur programin e LDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit tha se qeveria e ardhshme do t’i ketë 12 ministri. “Do të ketë shkrirje të agjencioneve. Një nga vendimet e para do të jetë shkarkimi i të gjitha bordeve me performancë negative dhe vlerësim të dobët nga auditori”, tha ajo, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.