Vjosa Osmani: Thaçi po refuzon MPJ-në për vizitën e Vuçiqit në Kosovë NULL NULL 07/09/2018 07/09/2018 Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me deklarimet e presidentit Hashim Thaçi sa i përket paralajmërimeve për vizitë në Kosovë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Ajo vlerëson se presidenti Thaçi po refuzon Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, duke thënë se do i lejohet vizita e Vuçiq në Kosovë ashtu siç ai ka kërkuar: ”MPJ refuzon kërkesën e Vucicit për te vizituar liqenin e Ujmanit. Thaçi refuzon MPJ-në dhe thote se mikut të tij Aleksandrit, itinerari do t’i miratohet ashtu siç e ka kërkuar (perfshirë Ujmanin). Në fakt, vizita e Vucicit në Kosovë do duhej refuzuar në tërësi. Më thuani cili Kryeministër apo President i Kosovës deri sot është lejuar të vizitojë Luginën e Preshevës (për të cilen tek tani Thacit po i bjen ndërmend se ekziston)? Vetëm gjatë muajve të fundit, vizitat në Luginë të Preshevës (edhe kur kanë qenë vizita familjare) i janë refuzuar deputetëve, pjesëtarëve të FSK-së, akademikëve, policëve, e deri edhe zyrtarëve më të ulët të institucioneve të Kosovës, vetëm e vetëm pse punojnë për këto institucione. Në këto rrethana, Kosova, ashtu siç ka paralajmëruar me qindra herë deri tani, do të duhej të aplikonte RECIPROCITET, e të refuzonte jo vetëm Vucicin, por të gjithë zyrtarët e tjerë serb”. Kujtojmë se presidenti i vendit Hashim Thaçi deklaroi sot në Bruksel se vizita e presidentit të Serbisë Aleksanar Vuçiq do të respektohet për aq sa iu është lejuar nga institucionet kredibile të shteti të Kosovës duke shtuar se ‘as më pak e as më shumë’’, njofton Klan Kosova.