Vjosa Osmani: Sot u bënë 19 vjet nga vrasja e heroit Smajl Hajdaraj

Vjosa Osmani: Sot u bënë 19 vjet nga vrasja e heroit Smajl Hajdaraj

NULL NULL
1 month më parë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se sot janë bërë 19 vjet nga vrasja e heroit Smajl Hajdaraj.

Sipas saj, Hajdaraj është njeriu që në mënyrë të natyrshme e ndërlidhi aktivitetin politik me atë ushtarak, njofton Klan Kosova.

“Ai është njeriu që në mënyrë të natyrshme e ndërlidhi aktivitetin politik me atë ushtarak. La aktivitetin partiak për t`iu bashkuar luftës për liri. Me të përfunduar lufta, ai iu kthye aktivitetit politik, teksa përpjekja e tij për të kontribuuar më tej në paqe u ndal dhunshëm nga një atentat i kryer 19- vjet më parë”.

“Misioni i politikanit e luftëtarit për lirinë e vendit do të ketë kuptim kur vrasësit do të përgjigjen para drejtësisë!”.

klankosova.tv