Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vjosa Osmani pritet në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë

NULL NULL
15.10.2019 21:36

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në SHBA është pritur sot në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

“Kënaqësi të pritem sot në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, nga z. John Erath, Drejtor për Evropë. Patëm diskutime shumë produktive rreth prioriteteve dhe sfidave që e presin Kosovën gjatë muajve e viteve në vijim”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Në LDK kanë thënë sot se shkuarja e Vjosa Osmanit në SHBA nuk ndërlidhet me zhvillimet e fundit politike në vend, njofton Klan Kosova.

Osmani ka shkuar në vizitë në shtetin më të fuqishëm në botë si anëtare e Bordit të Rrjetit Parlamentar dhe Anëtare e Këshillit Drejtues të Young MP Initiative të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.