Vjosa Osmani: Në kullën e Isa Boletinit u dëgjua zëri i paprekshëmërisë së kufijve NULL NULL 22.09.2019 20:54 22.09.2019 20:54 Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, sot ka qëndruar në Boletin të Mitrovicës ku edhe e ka vizituar kullën e Isa Boletinit. Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se nga kulla e heroit u dëgjua zëri i mosprekjes së kufijve dhe mbrojtjes së sovranitetit të Kosovës, njofton Klan Kosova. Ajo ka thënë po ashtu se zgjedhjet e 6 tetorit do të rikonfirmojnë se vetëm LDK-ja i ka dalë dhe do t’i dalë zot Kosovës. Postimi i plotë i Vjosa Osmanit: Sot në Kullën e Isa Boletinit, në veri të vendit, u dëgjua vetëm një zë: ai i paprekshmërisë së kufijve të Kosovës, i mbrojtjes së sovranitetit, e i mbrojtjes së nderit dhe sakrificës së paraardhësve tanë. As ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikojnë sovranitetin shtetëror për interesa personale, sot nuk mund të na flasin për guxim e për shtet. 6 tetori do të rikonfirmojë se është vetëm një parti që i doli Zot Kosovës në vitet e 90-ta e do t’i dalë Zot edhe sot: Lidhja Demokratike e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 25 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 32 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day