Vjosa Osmani dënon kërcënimet ndaj gazetarit Fidan Jupolli NULL NULL 15.04.2020 17:43 15.04.2020 17:43 Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se kërcënimet ndaj gazetarit Fidan Jupolli janë të papranueshme dhe cënojnë lirinë e shtypit. Ajo ftoi organët e rendit që t’i identifikojnë kërcënuesit dhe t’i vendosin para drejtësisë, njofton Klan Kosova. “Kërcënimet ndaj gazetarëve janë të papranueshme pavarësisht prej nga vijnë ato. Kërcënimi ndaj gazetarit Fidan Jupolli është cenim drastik i punës dhe lirisë së mediave. Ne duhet të krijojmë ambient ku gazetarët ndihen të lirë të kryejnë punën e tyre pa presion, si parakusht themelor për demokracinë në vend”, ka shkruar ajo në Facebook. “Mediat janë pararojë e shoqërisë së lirë, andaj ftoj organet e rendit që t’i identifikojnë kërcënuesit dhe t’i sjellin para drejtësisë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë