Vjosa Osmani as në këshill, as në kryesi - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vjosa Osmani as në këshill, as në kryesi

NULL NULL
02/06/2015

Kryesia e re e LDK-së, pritet të të bëhet e ditur shumë shpejtë.

Por burime të gazetës Botapress, bëjnë me dije se në krye të kësaj partie do të ketë shumë ndryshime. Sipas këtyre burimeve, Vjosa Osamni, pasi nuk është përfshirë në Këshillin e Përgjithshëm, ajo nuk do të jetë as në kryesinw e Partisë.

Ndërkohë nënkryetar të LDK –së, priten të emërohen Haki Rugova, Agim Veliu e Lutfi Haziri.

Ndërsa Sabri Hamiti, nuk do të jetë më nënkryetar I LDK-së. Në përbërje të kryesisë së LDK-së, pritet të emërohen Ministri i Financave Avdullah Hoti, Sadri Ferati, dhe kryetari i Ferizajt Muharrem Sfarqa, ndërkohë që pjesë e kësaj listet pritet të jetë edhe Ismet Beqiri, që duket se sërish do të mbaj postin e sekretarit të partisë.