Vjena, Kopenhaga dhe Cyrihu – qytetet më të mira në botë për të jetuar NULL NULL 23.06.2022 14:36 23.06.2022 14:36 Kryeqyteti austriak, Vjena, është rikthyer si qyteti më i mirë për të jetuar në botë, sipas një raporti vjetor nga Economist. “Stabiliteti dhe infrastruktura e mirë janë bukuritë kryesore të qytetit për banorët e tij, të mbështetur nga një kujdes i mirë shëndetësor dhe shumë mundësi për kulturë dhe argëtim”, thuhet në raport për Vjenën. Kryeqyteti austriak u pasua nga kryeqyteti danez, Kopenhaga, dhe Cyrihu i Zvicrës. Qyteti tjetër zviceran, Gjeneva, doli i gjashti, Frankfurt i Gjermanisë i shtati dhe Amsterdami i Holandës i nënti. Nga Kanadaja, Calgary doli në vendin e tretë të përbashkët, i ndjekur nga Vancouver në vendin e pestë dhe Toronto në të tetin. Osaka e Japonisë dhe Melburni i Australisë ndanë vendin e 10-të. Kryeqyteti i Francës, Parisi, doli i 19-ti, 23 vende më lart nga viti i kaluar. Kryeqyteti belg, Brukseli, ishte i 24-ti, menjëherë pas Montrealit të Kanadasë. Melburni mbajti titullin e qytetit më të jetueshëm në botë për shtatë vjet nga viti 2011, para se të rrëzohej në vitin 2018 nga kryeqyteti austriak, Vjena. Kryeqyteti ukrainas, Kievi, nuk u përfshi në listë këtë vit, për shkak të luftës atje, ndërsa qytetet ruse Moska dhe Shën Petersburg ranë në renditje për “censurën” dhe ndikimin e sanksioneve Perëndimore, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv. Në renditjen e këtij viti, kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar, Londra, ishte qyteti i 33-të më i përshtatshëm për jetë në botë, pesë vende pas Manchesterit. Barcelona e Spanjës dhe Madridi dolën në vendin e 35-të dhe të 43-të. Milani i Italisë u rendit në vendin e 49-të, qyteti i Nju Jorkut në vendin e 51-të dhe Pekini i Kinës u rendit i 71-ti. Kryeqyteti i Sirisë së shkatërruar nga lufta, Damasku, ruajti vendin e tij si qyteti më i keq për të jetuar në planet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.