Vjen nga Greqia dhe plagos motrën, arrestohet 24-vjeçarja NULL NULL 25.01.2020 13:15 25.01.2020 13:15 Një 24-vjeçare në Tiranë është arrestuar pasi ka sulmuar me mjet prerës motrën e saj 21-vjeçare duke i shkaktuar plagë. Fatmirësisht 21-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. Tiranë Godet motrën, arrestohet në flagrancë 24 vjeçarja Arrestohet edhe një shtetas, për dhunë në familje Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë arrestuar në flagrancë shtetasen A.SH., 24 vjeçe, banuese në Greqi. Kjo shtetase në shtëpinë e prindërve, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka rrahur dhe më pas e ka goditur me mjet prerës, motrën e saj, 21 vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, falë reagimit në kohë kanë parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit P.S., 51 vjeç. Ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe mbrëmjen e djeshme e ka kanosur seriozisht për vrasje. Materialet procedurale në lidhje me dy rastet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhunë në familje”./Top Channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024