Vizitorët emocionohen nga shfaqja ajrore në Kinë (VIDEO) NULL NULL 28.09.2021 09:01 28.09.2021 09:01 Vizitorët shprehën krenarinë e tyre pasi shfaqja ajrore më e madhe e Kinës u hap të martën pas pothuajse një viti vonesë. Airshow Kina filloi në qytetin jugor të Zhuhai me një demonstrim fluturimi, gjatë të cilit u prezantuan avionë të shumtë të firmave nga forcat ajrore të Kinës, përfshirë avionin luftarak J-20. Ngjarja gjashtëditore, e cila do të shfaqë teknologjitë e aviacionit dhe hapësirës në Kinë, ishte paraparë të mbahej në nëntor të vitit të shkuar por kishte shtyrë për shkak të COVID-19, raporton AP. Vizitori Yuan Jun tha se performanca e forcave ajrore dhe avionëve luftarakë ishte “e jashtëzakonshme”, duke shtuar se ishte “shumë krenar”. Shfaqja, e cila do të zgjasë deri të dielën, raportohet se do të debutojë avionin ushtarak J-16D, i krijuar për të kundërshtuar sistemet e mbrojtjes ajrore të armikut dhe i pajisur me bllokues sinjalizues dhe raketa, sipas mediave shtetërore Global Times, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.