Vizitoi 51 pijetore për 8 orë, për të thyer rekord botëror

Vizitoi 51 pijetore për 8 orë, për të thyer rekord botëror

NULL NULL
1 week më parë

Një burrë britanik mund të ketë vendosur një rekord të ri Guinness, kur ai vizitoi 51 bare për tetë orë.

Matt Ellis nga Anglia, tha se zyrtarët e Guinness i thanë atij se aktualisht nuk ka asnjë rekord botëror për shumicën e bareve të vizituara në 12 orë nga një individ, kështu që agjencia e mbajtjes së rekordeve vendosi si synim për të krijuar rekordin në 50.

Ellis tha se atij i kërkohej të kishte dëshmitarë me vete në çdo ndalesë dhe të konsumonte të paktën 2 gota pije në çdo ndërmarrje, transmeton Klankosova.tv

Tifozi i pijetoreve tha se ai vizitoi gjithsej 51 biznese në 8 orë, 52 minuta dhe 37 sekonda.

Provat e vizitave të Ellis janë dorëzuar në Rekordet Botërore Guinness për certifikim zyrtar.