Vizita e Vulinit në Rusi, Venhari: Mund të kemi destabilizim në veri të Kosovës (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vizita e Vulinit në Rusi, Venhari: Mund të kemi destabilizim në veri të Kosovës (VIDEO)

NULL NULL
25.05.2023 23:57
Gynen Venhari

Gynen Venhari, drejtues i organizatës GeoPost, sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli për vizitën e kreut të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) të Serbisë, Aleksandar Vulin, në Rusi.

Duke folur për këtë vizitë, ai tha se mund të ketë destabilizim në veri të Kosovës.

“Çdoherë politikanët serbë e kanë gjetur adresën e tyre të parën dhe të fundit Moskën, dhe unë e shoh një exit-strategji e tij, që nëse bie nga pushteti ai kërkon garanci të forta nga Putini që të emigrojë atje dhe kjo do t’i sjellë normal telashe edhe Kosovës edhe gjithë rajonit”.

“Vulini dhe Patrushevi shihen në koordinime të vazhdueshme, unë pikat më të dobëta i shoh Bosnjën dhe Hercegovinën ku edhe Dodiku ka shkuar atje dhe është ankuar tek Putini direkt për perëndimin si dhe mund të kemi normal edhe destabilizimin normal edhe në veri të Kosovës, ku si pikë mjaftë kritike edhe vet Lista Serbe para disa ditëve e thanë që pas qershorit do t’i ashpërsojnë masat e tyre, a kanë pasur ndonjë informatë nga Vulini dhe nga rusët për këtë mesazh, nuk e di, por mbetet të shihet në ditët në vazhdim me analizat të cilat do t’i bëjmë”, u shpreh ai.

Venhari tutje u shpreh se do të ishte mirë që Serbia t’i kthehej perëndimit, përcjell Klankosova.tv.

“Kosova gjithmonë ka qenë konstruktive në raport edhe me dialogun edhe me partnerët e saj edhe shpresoj që Kosova çdoherë e ka shfrytëzuar situatën për të mirë”.

“Do të ishte mirë që Serbia t’i kthehej perëndimit, sepse do të jetë një paqe dhe stabilitet në Ballkan, nëse ndodh e kundërta atëherë jo vetëm ne, por edhe perëndimi do ta ketë një sfidë të madhe, sidomos me pikat e Bosnjës, veriut të Kosovës, duke mos e përjashtuar edhe Malin e Zi”, tha ai.

Tutje, Venhari është shprehur se vizita e Vulinit në Rusi, ishte e pritshme.

“Për mendimin tim personal kjo nuk është e habitshme, shkuarja e Vulinit në Moskë, sepse vet Moska ishte ajo e cila e vendosi mu në këtë pozitë të cilën e udhëheqë tani Vulini”, u shpreh tutje ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.