Vizita e Vulinit në Rusi, Murphy: Moska po kërkon miq, do të ishte mirë për Serbinë të ishte me BE-në NULL NULL 25.05.2023 17:42 25.05.2023 17:42 Ne duam që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë dhe mirëpres fjalët e forta të presidentit serb Aleksandar Vuçiq se Serbia është kundër agresionit rus në Ukrainë, tha senatori amerikan Chris Murphy në Beograd dhe vlerësoi se do të ishte mirë për qytetarët serbë nëse Serbia do të ishte me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në në këtë çështje. Në një konferencë për shtyp, senatori Murphy foli edhe për vizitën e kreut të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) të Serbisë, Aleksandar Vulin, në Moskë. Ai tha se Rusia po kërkon miq këto ditë dhe se nuk e konsideron politike dhe morale mbështetjen e regjimit të Vladimir Putinit. “Secili shtet vendos vetë, por puna ime është të paraqes argumente pse është më mirë që Serbia të jetë me SHBA-në dhe BE-në”, përsëriti Murphy, raporton mediumi serb N1, transmeton Klankosova.tv. Sipas tij, pranverën e kaluar Moska besonte se do të ishte një fitore e shpejtë ruse në Ukrainë, por doli të ishte një fatkeqësi. “Unë i kuptoj marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, por shpresoj se Serbia do të harmonizohet me BE-në dhe SHBA-në”, përsëriti Murphy, i cili përshëndeti votimin e Beogradit në Kombet e Bashkuara për këtë çështje. Drejtori i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Aleksandar Vulin, vizitoi Moskën dhe u takua me Nikolai Patrushev , Sekretarin i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse. Kujtojmë se Serbia është një nga shtetet e vetme në Evropë që ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë, pas agresionit të paprovokuar në Ukrainë. Ndërkaq, duke folur për vizitën e tij në rajon, Murphy tha se ai dhe kolegu i tij Gary Peters ishin edhe në Prishtinë. “Serbia dhe Kosova duhet të krenohen me Marrëveshjen e Ohrit dhe mënyra më e mirë për zgjidhjen e të gjitha problemeve është zbatimi konsekuent i saj”, theksoi Murphy dhe shtoi se tani është e nevojshme të insistohet që të dyja palët t’i përmbushin obligimet e tyre. “E di që fokusi është në AKS, por zbatimi kërkon që të dyja palët njëkohësisht të ndërmarrin hapa për zbatimin e marrëveshjes”, shtoi ai dhe theksoi se publikisht dhe në biseda private ka thënë se Kosova duhet të përmbushë obligimet e saj. Murphy tha se është e nevojshme të përmbushen obligimet e marra 10 vjet më parë dhe se është e mundur të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në përputhje me kushtetutën e Kosovës, por se edhe Serbia duhet të bëjë pjesën e saj nëse dëshiron të ketë marrëdhënie të normalizuara. “Është koha që Kosova të veprojë, por edhe Serbia duhet të përmbushë pjesën e saj. Koha nuk është në anën tonë dhe është i nevojshëm përparim i shpejtë”, tha senatori amerikan, i cili tregon se përfaqësuesi evropian Miroslav Lajçak ka afatin e tij kohor. “Kur ke një marrëveshje, siç është ajo e Ohrit, dëshiron të veprosh shpejt dhe ta zbatosh atë”, tha më tej ai, duke shtuar se nuk mund të flasë për afate. “Nuk mund të presim edhe një vit për të parë se si do të formohet AKS-ja apo që Serbia të njohë targat e Kosovës”. “Ne në SHBA nuk kemi institut të bojkotit të zgjedhjeve dhe gjendja siç është tani në komunat në veri të Kosovës është e panjohur për ne”, tha ai, i cili përsëri bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjes së arritur për të gjetur zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura, formimin e AKS-së apo që Serbia të pranojë dokumentet dhe tabelat e Kosovës. Ai tha se ka biseduar edhe me përfaqësuesit e opozitës pro-evropiane të Serbisë për të njëjtat çështje siç ka biseduar me presidentin dhe kryeministren e Serbisë, duke thënë se ata janë dakord që Rusisë t’i vendosen sanksione dhe Serbia të vazhdojë rrugën e saj evropiane. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.