Vizita e Vuçiqit në Kosovë, deklarohet KFOR-i: Askush nuk po e kërcënon Vuçiqin - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vizita e Vuçiqit në Kosovë, deklarohet KFOR-i: Askush nuk po e kërcënon Vuçiqin

NULL NULL
09/09/2018

Në zonën e Drenicës, janë vendosur sot barrikada për të mos lejuar hyrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq pasi ai kishte të paraparë në agjendën e tij vizitën për në fshatin Banjë të Skenderajt.

Në lidhje me këtë gjendje, KFOR-i është deklaruar për klankosova.tv se gjithçka është në koordinim me institucionet dhe Policinë e Kosovës që në vend të ketë qetësi, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, ka theksuar për klankosova.tv se po punojnë që edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq të jetë i sigurt gjatë vizitës së tij:

”Sa i përket situatës aktuale në Kosovë, KFOR-i po punon në koordinim me institucionet në Kosovë dhe Policinë e Kosovës për të siguruar sigurinë e Presidentit të Serbisë. Askush nuk e kërcënon Vuçiqin dhe siguria e tij është e garantuar”.

”Lidhur me protestën përgjatë rrugës për në Banja, KFOR është në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës për të hequr bllokon dhe për të rivendosur Lirinë e Lëvizjes”.

”KFOR po punon për ta bërë atë në mënyrë paqësore, por është gati të ndërhyjë në përputhje me mandatin e saj, si përgjigje e tretë, nëse kërkohet”.