Vizita “e mistershme” e Bidenit në Ukrainë përmes fotografive - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vizita “e mistershme” e Bidenit në Ukrainë përmes fotografive

NULL NULL
20.02.2023 13:27

Presidenti amerikan Joe Biden bëri një udhëtim të paparalajmëruar në Kiev herët të hënën për herë të parë që kur Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës pothuajse një vit më parë.

Sipas gazetarëve që udhëtuan me të brenda vendit, Biden mbërriti në Kiev në orën 08:00 të mëngjesit me orën lokale, dhe u përshëndetur nga ambasadorja e SHBA në Ukrainë, Bridget Brink.

Autokolona e tij mbërriti në Pallatin Mariinsky vetëm pas orës 08:30 të mëngjesit me orën lokale. Ai u përshëndet nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe bashkëshortja e tij, Olena Zelenska, transmeton Klankosova.tv.

“Faleminderit që erdhët,” tha Zelensky, duke i shtrënguar dorën Biden.

Fotot më poshtë tregojnë takimin e Bidenit me Zelenskyn, i cili u zhvillua pasi sirenat e sulmit ajror mund të dëgjoheshin gjersa të dy udhëheqësit shëtisnin nëpër qytet, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Biden ecën pranë Zelenskit përpara katedrales së Shën Michaels.  (Dimitar Dilkoff/AFP/Getty Images)
Udhëheqësit ecin së bashku në kryeqytetin ukrainas të hënën. (Dimitar Dilkoff/AFP/Getty Images)
Biden pozon me homologun ukrainas Zelensky dhe zonjën e parë Olena Zelenska në Pallatin Mariinsky gjatë vizitës së paparalajmëruar më 20 shkurt. (Evan Vucci/AP)
Biden dhe Zelensky marrin pjesë në një konferencë shtypi në Kiev të hënën. (Dimitar Dilkoff/AFP/Getty Images)

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.