Vivo X5 Pro me selfiekamerë 32MP NULL NULL 14.05.2015 18:58 14.05.2015 18:58 Vivo ka sjellë në treg, për të gjithë adhuruesit e selfie-ve, telefonin që është 'i destinuar' për to, nisur nga kamera me rezolucion të lartë. Vivo prezantoi smartfonin e saj Vivo X5 Pro. Telefoni ofron specifika të krahasueshme, si ekranin 5.2 inç Super AMOLED 2.5D 1080p, procesorin katërbërthamësh Snapdragon 615 64 bit, 2GB RAM, kamerë 13MP me xham safiri dhe selfie kamerë 32MP. Pikërisht kjo është veçoria e këtij telefoni. Selfie kamera ka edhe teknologjinë për njohjen e syrit. Bateria ka kapcitet 2300mAh, sistemi është Android Lollipop 5.0 me ndërfaqen Funtouch OS 3.0. Telfoni ka trup alumini e dy sllote për SIM kartela. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.