Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vive l’Albanie

NULL NULL
13.06.2015 20:02

Shqipëria ka mposhtur Francën në miqësoren e luajtur në Elbasan Arena me rezultat 1 me 0.

Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar  Ergys Kaçe nga gjuajtja e lire në minutën e 43-të të ndeshjes.

Gjatë gjithë lojës kombëtarja shqiptare ka shfaqur një lojë të bukur duke i bërë trysni  gjelave .

Koordinimi i lojës nga kombëtarja kuqezi ishte në një nivel të lartë ku të gjitha repartet funksiononin në mënyrë të shkëlqyer.

Kjo fitore vie pas barazimit në miqësoren e parë me Francën dhe ecuria e kombëtares shqiptare është e mrekullushme.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.