Vitin e kaluar shkaktoi katastrofë, gjenden edhe 20 tonë nitrat amoniumi në Liban

Vitin e kaluar shkaktoi katastrofë, gjenden edhe 20 tonë nitrat amoniumi në Liban

NULL NULL
4 weeks më parë

Forcat libaneze të sigurisë gjetën një kamion që mbante 20 ton nitrat amoniumi në luginën lindore Bekaa, i njëjti kimikat që shkaktoi shpërthimin vdekjeprurës në portin e Bejrutit një vit më parë.

“Hetimet kanë filluar dhe forcat e sigurisë po ndjekin ata që janë përfshirë për t’i arrestuar ata,” u tha Bassam Mawlawi, Ministri i Brendshëm i Libanit gazetarëve, pa dhënë detaje në lidhje me identitetet e tyre.

Më 4 gusht 2020, ndezja e 2,750 ton nitrat amoniumi në portin e Bejrutit shkaktoi një shpërthim që vrau më shumë se 217 njerëz dhe plagosi më shumë se 7,000 të tjerë, si dhe shkaktoi miliarda dollarë humbje pronash, shkruan AA, trasmeton Klankosova.tv.

Mawlawi tha se ai kishte lëshuar udhëzime për të kryer një hetim gjithëpërfshirës nga frika e pranisë së sasive të tjera të nitratit të amonit dhe për të siguruar qytetarët. Ai vuri në dukje se nitrati i amonit i gjetur do të transferohet në një vend më të sigurt larg çdo faktori që mund të shkaktojë një fatkeqësi tjetër, në lidhje me shpërthimin katastrofik të portit të Bejrutit.

Javën e kaluar, fraksionet libaneze formuan një qeveri nën Kryeministrin Najib Mikati, duke thyer bllokimin politik 13-mujor. Qeveria Mikati zëvendësoi kabinetin e Hassan Diab, i cili dha dorëheqjen gjashtë ditë pas shpërthimit të portit të Bejrutit. Qeveria e re ka premtuar hetime të plota mbi shpërthimin në portin e Bejrutit me qëllim që autorët të sillen para drejtësisë.