Vitia takohet me ambasadorin e Luksemburgut, bien dakord për shtim kapacitetesh në shëndetësi NULL NULL 31.01.2023 17:19 31.01.2023 17:19 Sot ministri i Shëndetësisë Arben Vitia priti në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz. Në qendër të takimit ishte mbështetja e Qeverisë së Luksemburgut në periudhën 4 vjeçare, veçanërisht në fuqizimin e kapaciteteve ekzistuese në sektorin e shëndetësisë, si dhe në digjitalizimin e proceseve. Ministri Vitia e falënderoi ambasadorin Dietz për përkrahjen e jashtëzakonshme duke thënë se Qeveria e Luksemburgut ka qenë një prej donatorëve kryesorë në fushën e shëndetësie. Ata bashkërisht u dakorduan për shtimin e intensitetit të aktiviteteve që do të zhvillohen në të ardhmen në fushën e shëndetësisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 3 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë