Vitia: Prishtina sonte frymoi ndryshimin që do të jetësohet të dielën

Vitia: Prishtina sonte frymoi ndryshimin që do të jetësohet të dielën

NULL NULL
2 months më parë

Kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën, Arben Vitia, në përmbyllje të fushatës për balotazhin e 14 nëntorit i ka falënderuar të gjithë ata aktivistë dhe vullnetarë që kanë qenë me të gjatë kësaj kohe.

Përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Prishtina sonte frymoi ndryshimin që do të jetësohet të dielën”.

Vitia, në tubimin përmbyllës, ka thënë se zhvillimi i Prishtinës duhet të marrë vrull, por asesi s’duhet të humbasë mikpritja dhe shpirti kreativ i prishtinasve.