Vitia për Halil Tanaj: Ishte njeriu i urtë e punëtori që e manifeston profesionalizmin për të mbërritur më të mirën NULL NULL 12.02.2024 12:49 12.02.2024 12:49 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia; Foto: Arkiv; Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kirurgut, Halil Tanaj. Vitia është shprehur se Tanaj ishte njeri i urte dhe punëtor që e manifestoi profesionalizmin për të mbërritur më të mirën. Ministri ndau edhe më tutje fjalë nderi e mirënjohjeje për të ndjerin Tanaj. “Dr. Halil Tanaj ishte profesionist, humanist dhe kirurg i shquar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Nuk mund të përshkruhet hidhërimi për këtë humbje të madhe e të parakohshme. Dr. Halil Tanaj, ishte mbi të gjitha njeriu i urtë e punëtori që e manifeston profesionalizmin për të mbërritur më të mirën”, shkroi Vitia në Facebook, përcjell Klankosova.tv. “Me punën e tij mjekoi pa reshtur mijëra pacientë. Mjeku që do të mbetët në kujtimet e pacientëve të tij, kolegëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve me plot mirësi. Shembulli i punës së tij u bëftë udhëzues për kolegët e rinj. Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve e miqve të shumtë për këtë humbje të madhe!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë