Vitia: Në takime me qytetarë kam parë Prishtinën që imagjinojmë, atë që mund ta bëjmë realitet bashkë

Vitia: Në takime me qytetarë kam parë Prishtinën që imagjinojmë, atë që mund ta bëjmë realitet bashkë

NULL NULL
2 months më parë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, pak para ditës kur edhe fillon heshtja zgjedhore, ka thënë se gjatë takimeve me qytetarë, ka parë Prishtinën që imagjinojnë.

“Kam dëgjuar me qindra rrëfime në qindra takime në të gjithë qytetin dhe kam parë Prishtinën që imagjinojmë në mendjen tonë, atë që mund ta bëjmë realitet nëse punojmë së bashku”, ka shkruar Vitia në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen të dielën, ku në garë për të parin e kryeqytetit janë Arben Vitia, Daut Haradinaj, Uran Ismaili, Përparim Rama dhe Gëzim Mehmeti.