Vitia në OMK: Qeveria ka filluar me veprime të rëndësishme për ndryshimin e gjendjes në shëndetësi NULL NULL 15.02.2023 12:40 15.02.2023 12:40 Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, sot ishte i pranishëm në Kuvendin e Odës së Mjekëve të Kosovës, ku me këtë rast iu drejtua anëtarëve të OMK-së me një fjalë rasti duke i falenderuar mjekët për kontributin e dhënë në sistemin shëndetësor, në mënyrë të veçantë në vitet e fundit gjatë ballafaqimit me pandeminë COVID-19. Nga MShH po ashtu bëjnë të ditur se Vitia u shpreh se mbetet i hapur për bashkëpunim me Odën e Mjekëve me qëllim të avancimit të sistemit shëndetësor publik në vend. “Qeveria ka filluar me veprime të rëndësishme për ndryshimin e gjendjes në shëndetësi, duke filluar me miratimin e Ligjit për Pagat, ku mjekëve për hërë të parë pas luftës, konsideroj se u jepet rëndësia që ata e kanë dhe pagesa më dinjitoze, për të vazhduar me investime në infrastrukturën shëndetësore”, tha Vitia. Ndërkaq, kryetari i Odës së Mjekëve, Dr. Pleurat Sejdiu, falenderoi ministrin Vitia për praninë në Kuvendin e Odës së Mjekëve dhe shtoi se do të jenë aleat të Ministrisë së Shëndetësisë ngaqë shëndeti publik është interes i përbashkët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Limaj për Kurtin: Ka gjetur vendin më të gabuar t'i shpalos idetë e tij leniniste, e ku në Pejë 3 orë më parë
Kosova Kryeziu: Nga partia në pushtet kemi parë një sulm ndaj analistëve dhe mediave të caktuara gjatë kësaj fushate 3 orë më parë