Vitia: Kemi mungesë anesteziologësh, në ShSKUK janë 140 vende të lira pune NULL NULL 08.02.2023 11:38 08.02.2023 11:38 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se vendi po përballet me mungesë të anesteziologëve. Ai u shpreh i brengosur me ikjen e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit, teksa tha se në këtë drejtim, qeveria është munduar që të kujdeset me koeficientin e pagave, ku sipas tij, profesionistët shëndetësorë kanë përfituar më së shumti se çdo kategori tjetër. “Kemi filluar dhe është një rregullore e cila do të përcaktojë se për mjekët specialistë që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik do të ketë një shtesë ekstra. Natyrisht që është edhe përvoja e punës dhe pas kalimit të Ligjit të Pagave, një mjeku specialist nëse punon vetëm në ShSKUK mund t’i shkojë paga deri në 1 mijë e 700 apo 800 euro në muaj”, është shprehur Vitia, njofton Klankosova.tv. Tutje, ai bëri të ditur se në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës janë 140 vende të lira pune për staf shëndetësor. “ShSKUK-ja si organizatë në vete, çdo kërkesë që e ka në raport me stafin për të përmirësuar shërbimet i hap konkurset vetë. Ajo çka kam dëgjuar nga bordi, tani janë 140 vende të lira pune për staf shëndetësor, kryesisht staf i mesëm, pra infermieror”, është shprehur Vitia, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024