Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vitia: Fondi për sigurimet shëndetësore nuk ka pasur kapacitet në këtë proces, vetëm është grumbulluar borxhi prej 30 milionë eurove

NULL NULL
29.02.2024 11:58
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë seancës të jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvend rreth Shqyrtimit të Propozim- rezolutës për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore ka replikuar deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj rreth këtij projektligji.

Vitia tha se Dreshaj është shprehur gabim sa i përket themelimit të fondit në bazë të këtij ligji, pas ai është themeluar, por se ky fond nuk ka pasur asnjëherë kapacitet në procesin e sigurimeve shëndetësore.

“Lëvizja Vetëvendosje i ka thënë zëshëm edhe para 10 viteve këto kritika që ju i paraqitët dje më vjen mirë që edhe pas vitesh edhe pse me vonesë kemi pajtueshëmri. Por një gjë e thatë gabim, është gabim sepse është bërë fondi në bazë të këtij ligji sepse ky ligj shprehimisht nuk e ka parë themelimin e fondit. Nuk kam parë asnjë iniciaitivë nga qeveritë paraprake për të ndryshuar ligjin e sigurimeve shëndetësore apo për ta forcuar fondin as nga partia të cilës ju iu keni bashkuar profesor”, tha Vitia, njofton Klankosova.tv.

“Përkundrazi ka pasur vetëm degradime duke filluar prej burimeve njerëzore ku një pjesë janë punësuar komplet militant dhe komplet me lidhje familjare. Ky fond nuk ka pasur kapacitet asnjëherë procesin e sigurimeve shëndetësore, aty vetëm është grumbulluar një borxh prej 30 milionë eurove, rast i cili është në prokurori dhe jemi në pritje të shohim procesin gjyqësor”.

Më tutje ai tha se nuk do të ketë me eksperimente,as veprime pa analiza e as përpjekje për të futur duart në pagat e qytetarëve pa asnjë parakusht.

“Nuk ka më eksperimente, jo më veprime pa analiza, jo më tallje e qytetarët, jo më shpenzime marramendëse të parave publike pa asnjë rezultat, jo më përpjekje për të futur duart në pagat e qytetarëve pa asnjë parakusht”, u shpreh Vitia.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.