Vitia dhe Dumoshi takojnë krerët e FFK-së dhe Komitetit Olimpik, i sigurojnë se gradualisht do të hapen NULL NULL 13.05.2020 23:50 13.05.2020 23:50 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi mbajtën sot takim me përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të Komitetit Olimpik lidhur me fazat tranzitive të hapjes së aktiviteteve sportive. Në këtë takim u diskutua rëndësia e mbrojtjes së shëndetit publik, sikur që u tha se edhe vetë sporti, ndër të tjera, në thelb ka vitalitetin shëndetit trupor, njofton Klan Kosova. Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, shprehu nevojën që futbolli të kthehet sa më parë, duke pasur parasysh afatet që i ka paraqitur UEFA për federatat e saj anëtare për mbylljen e këtij edicioni garues, normalisht nëse për këtë ekzistojnë mundësitë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe duke i respektuar rekomandimet nga institucionet shëndetësore për masat mbrojtëse në stadiume. Ndërsa, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia pasi i falënderoi për bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj periudhe të pandemisë, i siguroi se nga ana e institucioneve po ndërmerren të gjitha veprimet e duhura që gradualisht të rifillojnë edhe aktivitetet sportive, konform rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 22 orë më parë