Vitia dhe ambasadori Abbott flasin për menaxhimin e Covid-19 në Kosovë NULL NULL 01.04.2020 13:06 01.04.2020 13:06 Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia gjatë një takimi që ka pasur me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë për sa i përket Korona virusit Covid-19. Abbott përgëzoi ministrin Vitia për punën e bërë nga ministria që ai drejton dhe institucionet e tjera në përgjigje ndaj situatës epidemiologjike me koronavirusin dhe shprehu mirënjohjen e tij për përfshirje në këto masa edhe të komuniteteve pakicë në Kosovë, veçanërisht të komunitetit serb. Ambasadori theksoi nevojën e bashkëpunimit duke injoruar dallimet politike për sa i përket qasjes në menaxhimin e situatës me Covid-19 në Kosovë. Vitia e ka informuar diplomatin britanik lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19 në Kosovë. Gjithashtu, shprehu falënderimin e tij për mbështetjen që në vazhdimësi Kosovës i ka dhënë Mbretëria e Bashkuar si në rrafshin politik ashtu edhe në atë shëndetësor si dhe gatishmërinë për të shtuar angazhimet në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës së Kosovës pa dallim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days